Një tërmet i fuqishëm shkundi ishullin grek

Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë ka tronditur ishullin grek Rodos, duke shkaktuar panik tek turistët, njofton TCH.

Qendra Sizmike e Mesdheut Euro raportoi fillimisht se tërmeti  ishte 5.3 në shkallën Rihter rreth orës 03:00 të mëngjesit

Turistët anglezë thanë për mediet se ‘i gjithë hoteli i tyre u trondit’ nga tërmeti.

Rreth 300,000 njerëz ishin brenda zonës që ndien efektet e tërmetit.

Ende nuk ka të dhëna nëse tërmeti ka shkaktuar dëme materiale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button