Janë pranuar 10 amendamente, VMRO-ja kërkoi që prokurorë të jenë edhe profesorët

Dhjetë prej 51 amendamentet e propozim-Ligjit për Prokurori Publike janë pranuar gjatë leximit të dytë në seancën e Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.mk.

Amendamentet janë pranuar brenda 15 minutash, dhe të njëjtat kanë të bëjnë me çështje teknike si, riemërimi dhe vendimi për buxhetin që do të disponojë Prokuroria.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antoni Milloshoski ka njoftuar se 4 prej amendamenteve të pranuara janë të grupit parlamentar që i takon ai, ndërkaq ka njoftuar se negociatat me shumicën do të vazhdojnë.

“VMRO-DPMNE-ja ka propozuar 14 amendamente, prej të cilave 4 janë pranuar, edhe pse të njëjtët nuk janë pjesë e temave thelbësore. Në ditët në vijim do të vazhdojnë negociatat ndërmjet pushtetit dhe opozitës”, tha Milloshovski, i cili njoftoi se amendamentet e propozuara kanë të bëjnë me atë:

– prokurori të zgjedhet me propozim të opozitës,
– të respektohet principi i hierarkisë: lëndës e PSP-së në procedura gjyqësore të shkojnë te prokurori shtetëror dhe më pas ai t’i shpërndajë te Prokuroria Themelore për Krim të Organizuar dhe
– zgjedhja e prokurorëve të mos jetë nga rendi i prokurorëve, por të mund të konkurrojnë edhe profesorë.

Snezhana Kalevska – Vançevska nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), megjithëse vlerësoi se, përzierja e partive politike do të ndikojë në pavarësinë e Prokurorisë, e rëndësishme mbetet zhbllokimi i procesit të negociatave.

“Janë pranuar dhjetë amendamente. E rëndësishme është se, procesi është zhbllokuar dhe se do të vazhdojmë me konstruktivitet”, tha Kalevska – Vançevska.

Përndryshe, në shqyrtim mbeten edhe 41 amendamente për propozim – Ligjin për Prokurori Publike, pasi që 3 janë tërhequr prapa. 16 amendamente janë dorëzuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin e Prokurorëve, i cili poashtu është në lexim në seancën e Komisionit për Çështje Evropiane. VMRO-DPMNE-ja ka dorëzuar rreth 20 amendamente, LSDM-ja 16, BDI-ja 10, ndërkaq Aleanca për Shqiptarët 3.

Që nga propozimi i Ligjit nga kryeministri Zoran Zaev, opozita maqedonase ka kundërshtuar që në krye të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit dhe Korrupsionit të Lartë (tash PSP), të jetë e propozuara me Ligj, Villma Ruskovska.

seancën plenare të 27 gushtit, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska ka deklaruar se gur i madh pengues në negociatat mes pushtetit dhe opozitës është statusi i lëndëve me të cilat udhëheqë PSP-ja.

“Në rast se nuk mblidhet shumicë për Ligjin për Ligjin për Prokurori Publike, të gjitha lëndët e Prokurorisë Speciale do t’i marrë dhe do t’i vazhdojë një prokurori tjetër. Ose, me ndryshim të Ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publik, i cili miratohet me shumicë të thjeshtë, do të gjendet zgjidhje për funksionim e Prokurorisë Speciale”, tha ministrja Deskoska.

me Ligjin për Prokurori Publike, Prokuroria Speciale Publike (PSP) do të kalojë në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe do riemërohet në Prokurori Themelore Publike për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë.

Propozim-ligji parasheh:

  • PSP-ja të kalojë në PTHP për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit,
  • Do të marrë emrin Prokuroria për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë,
  • Do të ketë kompetenca në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut,
  • Do të ketë garanci që në mënyrë të mëvetësishme të përgjigjet dhe vendos për lëndët e PSP-së,
  • Do të udhëhiqet nga Villma Ruskovska,
  • Prokurorët aktual të PSP-së do të vazhdojnë të punojnë në PTHP për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë,
  • Mandati i tyre është deri më 15 shtator, por do të kenë mundësi për rizgjedhje,
  • Përbërjen e Prokurorisë së re do ta zgjedhë Këshilli i Prokurorëve,
  • Të gjithë rastet e PSP-së ajo do t’i vazhdojë dhe procesuojë para gjykatave kompetente,
  • Nga PSP-ja, në PTHP do të kalojë edhe Arkivi, mjetet dhe aparatura,
  • Lartësia e mjeteve për funksionim të PTHP-së për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë të caktohet me propozim-buxhet dhe plan financiar të shefit të kësaj Prokurorie, të cilat dorëzohen te prokurori publik dhe te Ministria e Financave për aprovim. Qeveria dhe Kuvendi nuk mund ta ndryshojnë planin financiar dhe buxhetin e kësaj prokurorie.
  • Parashihet mbrojtje e personalitetit të prokurorëve të kësaj prokurorie dhe nuk mund të kryejnë funksion prokurorial në ndonjë institucion tjetër.
  • Shefi i kësaj prokurorie do të mund të shkarkohet me 2/3 e votave të Këshillit të Prokurorëve.
  • Ajo nuk mund të ndjekë krim pa aprovim nga prokurori publik dhe
  • Ajo nuk ka të drejtë që ta urdhërojë ndonjë institucion tjetër të kryejë ndjekje të krimit për të cilin është përgjegjëse vetë ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button