Zaev në Veles: Do të marrin përgjegjësi shkaktarët e zjarreve, ndërsa qeveria do ta zhvillojë turizmin aty

Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut sot ishte në qytetin e Velesit, ku një pjesë rreth liqenit “Mlladost” dhe fshatit Otovica u prek nga një zjarr masiv këto ditë, transmeton Portalb.mk.

Kryeministri Zaev ka biseduar me kryetarin e komunës Veles, Ace Kocevski, shefin e njësisë zjarrfikëse territoriale – Veles, Ljupço Lepidovski, me përfaqësues të njësisë lokale të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, të SPB – Veles, drejtorin e Qendrës për menaxhim me kriza, me komandantin e brigadës zjarrfikëse Shkup dhe Petre Shilegovin, për koordinimin dhe përkrahjen e ndërsjellë në situata të tilla.

“I shpreh ngushëllimet e mia me banorët e Velesit, të cilët për disa orë humbën një nga vendet më të preferuara për piknik. Posaçërisht i madh është zemërimi që e ndjej në këtë rast, pasi është e qartë se kjo ka ndodhur nga moskujdesi njerëzor. Porosia ime deri te ata të cilët kanë ide të djegin fate njerëzore, është se do të përgjigjen. Nuk do të ketë tolerancë për ata të cilët kanë shkatërruar diçka që natyra dhe njerëzit me qëllim të mirë e kanë kultivuar me dekada. Zero tolerancë si mësim dhe parandalim për të gjithë që luajnë me zjarr dhe me fatin e njerëzve dhe të mjedisit të jetesës”, tha Zaev.

Ai tha se brezi i pyllit rreth liqenit “Mlladost” dhe gjithkund ku zjarri ka lënë gjurmët e veta, do të sanohet dhe do të mbillen drunj të rinj.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button