Zaev: Të bëhemi të mençur, me konsensus zgjidhet çështja e PSP-së

Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut sot shprehu qëndrimin e tij se është për zgjidhje konsensuale të çështjes së Prokurorisë speciale publike (PSP), në kuadër të Ligjit për prokurori publike, transmeton Portalb.mk.

“Të gjithë të ulur në tavolinë, politikanët, deputetët dhe të gjithë të gjejmë zgjidhje. Prandaj çdoherë ekzistojnë alternativa, me të cilat mund të gjinden zgjidhje. Por zgjidhja më e shëndoshë është ajo e cila me konsensus do ta sjellim të gjithë, siç ka përshkruar ligjvënësi me të paktën dy të tretat. Unë besoj se me konsensus është e mundur kjo të sillet”, thotë Zaev.

Ai theksoi se me qëllim të përforcimit të kapaciteteve të pushtetit gjyqësor, me ribalansin e buxhetit janë paraparë 150 milionë denarë ose rreth 2,5 milionë euro që të paguhen gjykatësit, të cilët kanë kërkesa prej vitit 2016, ndërsa për prokurorinë kjo shumë është 93 milionë denarë. Zaev shtoi se me planifikimin e buxhetit të ri për vitin 2020 bëhen edhe analiza për rritjen e koeficientit për të punësuarit në gjyqësi.

“Besoj se këto ditë të mbetura do të na bëjnë mjaftë të mençur dhe përgjegjës, të jemi përgjegjës para qytetarëve të gjithë dhe ta miratojmë me konsensus Ligjin për prokurorinë publike”, ka thënë Zaev.

LEXO: Të enjten Ligji për PSP në seancën e Komisionit për çështje evropiane
LEXO: Ligji për Prokurorinë Publike në Parlamentin e Maqedonisë me procedurë të përshpejtuar
LEXO: Nëse nuk ka shumicë për Ligjin për Prokurori Publike, pushteti ka plan B

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button