Çifti rus në gjykatë, pasi e morën fëmijën në protestë

Një gjykatë në Moskë do të shqyrtojë kërkesën e prokurorit për marrjen e kujdestarisë së prindërve ndaj fëmijës njëvjeçar, me pretendimet se e kanë rrezikuar duke e nxjerrë në protestat e paligjshme, transmeton Anadolu Agency.

Gjykata e Qarkut në Perov solli vendimin që rasti të dërgohet në Gjykatën e Lartë në Moskë, e cila do të shqyrtoj rastin javën e ardhshme.

Prokurorët ngarkojnë Dimitry dhe Olga Prokazov se kanë rrezikuar djalin e tyre duke e nxjerrë në protesta më 27 korrik dhe ia kanë dhënë një burri të akuzuar për nxitje të dhunës.

Dimitry Prokazov tha se familja e tij nuk ka marr pjesë në protesta dhe nuk ka bërë asgjë të keqe që ka lejuar që një mik i afërt të mbaj vogëlushin.

Avokatja e tyre, Yekaterina Tyagay, tha se pret që seanca dëgjimore të jetë korrekte, duke theksuar se “prindërit nuk meritojnë trajtim të tillë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button