Ministri grek Varviciotis e konfirmoi mbështetjen e Greqisë ndaj RMV-së në proceset integruese të vendit

Ministri alternativ për Punë të jashtme i Republikës së Greqisë i obliguar për Çështje Evropiane, Miltiadis Varviciotis, përmes një letre të dërguar zëvendëskryeministrit Bujar Osmani, e ka konfirmuar mbështetjen e tij ndaj RMV-së në proceset e integrimit evropian të vendit, shkruan Portalb.mk

“Procesi i integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, paraqet prioritet strategjik për Republikën e Greqisë. Në këtë drejtim, ne mbështesim edhe procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në pajtim me kushtet e parapara dhe në bazë të meritave vetanake, për çka implementimi i tërësishëm i Marrëveshjes së Prespës paraqet domosdoshmëri”, shkruan Varviciotis në letrën dërguar Osmanit.

Së shpejti paralajmërohet takim bilateral mes përfaqësuesve përgjegjës për çështje evropiane të dy vendeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button