PSG i kërkoi Realit një futbollist për Neymarin

Paris Saint-Germain ka insistuar që Vinicius Jr. të përfshihet në çfarëdo marrëveshje të Real Madridit për blerjen e Neymarit, sipas raportimeve nga AS.

Kampioni francez ka shprehur interesim që një kohë për të riun brazilian, madje edhe para ardhjes së Leonardos në postin e drejtorit sportive.

PSG e ka kërkuar Viniciusin tre herë, dhe është refuzuar në të tre rastet nga Real Madridi që nuk po dëshiron ta shesë atë.

Ndërkaq tani, ata kanë mundësi që ta marrin 20 vjeçarin në “Parkun e Princave” si kusht për shitjen e Neymar te Mbretërit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button