Ish-kongresisti amerikan i vendosur për ta sfiduar Trumpin

Joe Walsh, ish-kongresist republikan për shtetin Illinois, do ta sfidojë presidentin amerikan në garën brenda partisë para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, do të përballet me një sfidë paraprake para zgjedhjeve presidenciale të vjeshtës së vitit 2020 nga një ish-kongresist, njoftoi ish-ligjvënësi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke bërë njoftimin në rrjetin televiziv amerikan ABC, Joe Walsh, ish-kongresist republikan për shtetin Illinois i cili ushtroi detyrën vetëm një mandat, akuzoi Trumpin për paaftësi, duke shtuar se “ai gënjen praktikisht çdo herë që hap gojën” dhe “bën fanatizëm”.

“Miq, unë do të marrë pjesë. Nuk mund të durojmë edhe katër vjet të Donald Trumpit. Dhe, kjo është arsyeja pse unë po kandidoj për president”, tha Walsh në një deklaratë tjetër në Twitter.

Ai ka zgjedhur si slogan të fushatës së tij frazën “Bëhu i guximshëm”.

Pasi shërbeu një mandat në Kongres në periudhën 2011-2013, Walsh u bë moderues i një emisioni në radio.

Shumica e analistëve politikë konsiderojnë se Walsh ka pak shanse kundër Trumpit, i cili gëzon mbështetje te rreth 80 për qind e votuesve republikanë në gjithë vendin.

Këtë prill, ish-guvernatori i Massachusetts, Bill Weld, njoftoi kandidaturën e tij kundër Trumpit, por deri më tani ka marrë pak mbështetje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button