BDI e ka propozuar Hisen Xhemailin për ministër për Rregullimin e Klimës Investuese nga Kompanitë Vendore

Profesori universitar Hisen Xhemaili, është propozuar nga BDI për ministër pa resor për Rregullimin e Klimës Investuese nga Kompanitë Vendore, konfirmon për Portalb.mk, sekretari organizativ i partisë, Artan Grubi.

Paraprakisht në këtë post ka qenë Zoran Shapuriq.

Biografia e Hisen Xhemailit:

Hisen Xhemaili është lindur më 09.02.1976 në fshatin Vicë të Tetovës. Shkollën fillore e ka kryer në shkollën “Murat Baftjari” në fshatit Vicë, ndërsa shkollën e mesme në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë. Pas mbarimit të shkollës së mesme është regjistruar në fakultetin e shkencave shoqërore, dega Histori–Gjeografi pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër të Shqipërisë, ku në vitin 1999 ka diplomuar dhe ka marrë titullin mësues i Gjeografisë dhe Historisë. Në vitin 2001 është kyçur në mënyrë aktive në pregaditje dhe më pas pjesmarës aktiv në Ushtrin Clirimtare Kombëtare.

Është një nga themeluesit e Bashkimit Demokratik për Integrim, më pas me themelimin e Forumit Rinorë të BDI-së është zgjedhur kryetar i rinisë, në 2006 në Konferencën e I-rë te Forumit Rinorë është rizgjedhur kryetar i rinisë. Në Kongresin e I-rë të Bashkimit Demokratik për Integrim është zgjedhur anëtar i Këshillit të Përgjithshëm dhe më pas nga Këshilli i Përgjithshëm është zgjedhur anëtar i Kryesisë Qendrore të BDI-së. Në të gjitha ciklet zgjedhore është pjesëmarrës aktiv i organizimit të proceseve zgjedhore në cilësinë e anëtarit të Shtabit Qendror Zgjedhor, me detyra të ndryshme.

Është pjesëmarrës në një sërë trajnimesh politike të organizuar nga organizata të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare si: Fridrih Ebert Shtiftung, IRI, NDI, Ohrid Institut etj. Në vitin 2002 është punësuar në Ministrinë e Mjedisit Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinorë, me detyrën drejtor i Shërbimit Hapësinor dhe Informativ, drejtori në të cilën bëhet përpunimi dhe dizajnimi i hartave topografike dhe shërbime të ndryshme Hartografike. Në vitin 2006 ka vazhduar me punë në Komunën e Tetovës në detyrën Inspektor Komunal i mjedisit jetësor dhe më pas udhëheqës i sektorit për mbikëqyrje inspektuese në Komunën e Tetovës. Gjatë kësaj periudhe ka qenë edhe koordinator i projektit të planit lokal të veprimit në mjedis për Komunën e Tetovës, transmeton Alsat.

Nga viti 2008-2011 është zgjedhur deputet në Kuvendin e Maqedonisë dhe ka qenë anëtarë në disa komisione parlamentare, Komisionin për Transport Lidhje dhe Ekologji, Këshillin e Buxhetit të Parlamentit, Komisionin për Imunitete dhe Mandate, anëtarë i Këshillit Nacional për Mbrojtjen e Natyrës, anëtarë i grupit të punës për shpalljen Park Kombëtar të Malit Sharr, anëtar i Këshillit për Buxhet të Parlamentit të Maqedonisë, zëvendës anëtar në komisionin për mbikqyrje për punën e Drejtorisë së Sigurimit dhe Kundërzbulimit dhe Agjencinë për Zbulim në Parlamentin e Maqedonisë, zëvendëskryetarë në komisionin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave në Parlamentin e Maqedonisë, anëtar i delegacionit të Parlamentit të Maqedonisë në Kuvendin Parlamentarë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropës.

Në vitin 2013 Hisen Xhemaili udhëhoqi listën e Këshilltarëve të BDI-së për Kuvendin Komunal të Tetovës ku lista e BDI-së mori 17017 vota dhe doli partia fituese në zgjedhjet Lokale.

Me një marrëveshje koalicioni është zgjedhur kryetar i Këshillit Komunal të Tetovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button