Me diplomë të falsifikuar, është bërë polic dhe pastaj inspektor: 16 vjet ka marrë pagë prej MPB-së

SPB e Ohrit ka ngritur kallëzim penal kundër A.SH (38) nga fshati Asamati i Resnjës për shkak të dyshimit se ka kryer vepër të vazhdueshme penale “falsifikim të dokumentit”.

I paraqituri në periudhën prej 17.06.2000 deri 2002 është pajisur me diplomë të rreme për provim të kaluar në shkollën e mesme “Zdravko Çoçkovski” në Dibër, shkalla e IV-të e arsimit të përgjithshëm të gjimnazit ku janë servuar të dhëna të rrejshme për numër të librit kryesor, vulë të diplomës, nënshkrim i rremë nga drejtori dhe të dhëna të rrejshme për lëndët e kaluara dhe arritje të suksesit.

“Po ashtu i paraqituri ka furnizuar katër dëftesa të rrejshme për përfundimin e arsimit të mesëm të vitit të parë, dytë, tretë dhe të katërt me të dhëna të rrejshme për nxënës, klasë, dhënës të dëftesës dhe nota për lëndët e kaluara në ato vite shkollore”, njofton MPB.

Personi A.SH, diplomën e rrejshme për kryerjen e shkollës së mesme e ka përdorë gjatë regjistrimit në Fakultetin teknik në Manastir, ndërsa në vitin 2012 edhe për herë të tretë gjatë regjistrimit në Universitetin për turizëm dhe menaxhment- Shkup, ku ka diplomuar në vitin 2014.

“Në bazë të asaj diplome ai ka marrë pozitën e inspektorit- Udhëheqës i ndërrimit në stacionin e policisë në vendkalimin Stenje. Në këtë mënyrë i paraqituri ka realizuar interes material të të ardhurave mujore- pagë nga MPB në periudhën prej mbi 16 vitesh”, theksohet në komunikatën e MPB-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button