fbpx

LDK emëroi Mustafën për koalicionim me VV, të hënën do të vendoset për kryeministrin

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë për të diskutuar dhe vendosur se kush do të jetë kandidat për Kryeministër të Kosovës.

Mirëpo kjo mbledhje ka përfunduar pa një vendim konkret dhe rezultat i kësaj duket të jetë protesta e Lutfi Hazirit dhe Agim Veliut të cilët kanë refuzuat të marrin pjesë në takimin e sot, njofton Klan Kosova.

Zëdhënësi i kësaj parie, Besian Mustafa, ka bërë të ditur se përzgjedhja e kandidatit të LDK-së për Kryeminstër do të bëhet të hënën që vjen (26 gusht, 2019).

“Sot u diskutua dhe u pajtuam për disa çështje. Në LDK të gjitha vendimet merren në Këshillin e Përgjithshëm. U konfirmua se nuk do të kemi koalicion me PDK-në. Kryesia shprehu vullnetin që në takimin e radhës të diskutohet edhe për koalicionin e mundshëm LDK-VV”.

“Në takimin e radhës të Këshillit të Përgjithshëm do të konfirmohet qëndrimi i LDK-së për kandidatin e postit të kryeministrit”.

“Takimi tjetër i radhës do të mbahet të hënën dhe do të diskutohet edhe për mandatarin për këto zgjedhje”.

“Në LDK ka mjaftë kandidatë të përgatitur që mund t’i marrin postet drejtuese në institucionet e Kosovës.  Të gjitha detajet e tjera do të diskutohen në mbledhjen e radhës së Këshillit të Përgjithshëm”

LDK pritet ta autorizojë kryetarin e partisë, Isa Mustafën, që ta negociojë koalicionin parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kujtojmë se Mustafa gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm ka thënë se ende nuk e ka diskutuar me Albin Kurtin për postin e Kryeministrit.

Për t’u informuar më shumë rreth qëndrimeve të LDK-së por koalicionin parazgjedhor me Vetëvendosjen, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button