Zjarri në Shëngjin afër banesave, ushtria në vendngjarje

Një zjarr masiv ka përfshirë malin me pisha në afërsi të portit të Shëngjinit mbrëmjen e djeshme në Lezhë, por nuk është bërë e mundur fikja e tij deri në orët e vona të mbrëmjes. Zjarrfikëset janë në vendngjarje, por për shkak të terrenit të vështirë malor, kanë hasur probleme në izolimin e vatrës së zjarrit, transmeton Revista Class.

Edhe gjatë orëve të mbrëmjes, siç raportohet nga vendngjarja, vazhdon procesi i shuarjes së zjarrit në malin me pisha, por fatkeqësisht flakët u janë afruar shumë banesave.

Zjarri masiv po mbahet nën kontroll nga zjarrëfikësit dhe forcat e ushtrisë.

Më shumë fikjen e zjarrit e vonon terreni i vështirë dhe era. Aktualisht, tymi ka mbuluar mbarë zonën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button