Prej të hënës, DAP do të fillojë kontrollin financiar ndaj Boki 13

Sot në burgun e Shutkës ishte ekipi i Drejtorisë për të ardhura publike (DAP), për të informuar të arrestuarin Bojan Jovanovski – Boki 13 se nga e hëna do të kryhet kontroll financiar ndaj organizatës së tij.

DAP para hyrjes në burg për të zhvilluar takimin me Boki 13, ka kërkuar leje nga Gjykata penale.  DAP do të fillojë kontrollin financiar në organizatën joqeveritare “Aleanca ndërkombëtare” në lidhje me rastin “Reket”, ku është i përfshirë udhëheqësi i kësaj organizate, Boki 13.

Përkujtojmë se Sanja Lukarevska, drejtorja e DAP-it, gjatë javës paralajmëroi se do të fillon kontrolli financiar ndaj të dyshuarve në rastin “Reket”.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen, përpos prokurores Katica Janeva, të dyshuar janë edhe dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë.
Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button