Kah ia mbajmë?

Heshtëm për vite me rradhë kur miliarda u zhdukën para syve tanë! Atëherë aspak “nuk na interesonte” politika, kurse tani luajmë mendësh kur shohim se si me valixhe të bukura barten para të dyshimta  nga njerëz të dyshimtë! Aspak nuk patëm keqardhje për grabitjen e parave tona, por shumë na dhimbsen paratë e atyre që neve na grabitën! Bëjmë kriminelë të ndershëm për të cilët na vjen aq shumë keq, kurse ata vazhdojnë së talluri me ne. Fshehtësi publike është se një reket i tillë që tani po e trondit shtetin, para  disa viteve ndodhte çdo javë. Por, atëherë biznesmenët vet i bartnin qeset me para në vende të caktuara. Kurse ne heshtnim, madje dhe thonim: “Hallall ju qoftë bossave”!

Fakt është se qeveria aktuale nuk kishte përpunuar ndonjë strategji të hollësishme se si ta çmontonte gjyqësorin “svarovski” si një mburojë kyçe e mega-krimit, andaj me arsye u krijua perceptim publik se një gjë të tillë sikur nuk e dëshirohet. Kurse formula për atë është shumë e thjeshtë – me populizëm pozitiv. Por, kjo është e mundur vetëm në fillim të qeverisjes së re kur të gjithë fajtorët jetojnë në një lloj frike dhe pasigurie se çfarë do të bëhet me ta, andaj atëherë bëhen shumë më lehtë bashkëpunues dhe kooperuse. Atëherë edhe publiku është në anën tuaj. Kurse te ne, pushteti që në start ofronte kuadro nga logjistika e ish pushtetit.

Madje disa nga ta tani mbajnë pozicione kyçe! Pra, që ta neutralizoni rezistencën e krimit, janë të nevojshme profesionistë me përvojë adekuate, si dhe një masë e fuqishme e opinionit si logjistikë (nëse është e nevojshme për protesta) kundër atyre institucioneve që e kanë mbrojtur dhe akoma e mbrojnë krimin. Në kushtet tona mundësi të tjera janë pothuajse jo ekzistente. Por, kjo për çudi nuk u bë! Zhurma për gjoja parimet demokratike do të ishte çmimi minimal në krahasim me këtë që kemi tani. Sepse çdokush e ka të qartë se nëse nuk arrini ta mposhtni krimin, ai do t’ju mposhtë juve.

Instalime të çuditshme!

Përse nuk pyesim veten se vallë pse janë bërë marak kaq shumë këta të “La Veritas” – trup i ekstremit të djathtë në Itali – që të na “shpëtojnë” nga Sorosi!? Është fakt se tani dhe vetë brenda UE-së janë në rritje forcat pro-putiniste, të cilat dikush madje i quan  “kvazi-fashiste” dhe të cilat po veprojnë në mënyrë të organizuar për të eliminuar demokracitë liberale atje ku munden, me synim për të formuar një Evropë nacionaliste afër ideologjisë së Putinit, ku krimi do të sundojë për një kohë të gjatë. Ekzistojnë shumë të dhëna për shërbimin zbulimrus – GRU, aktiv në të gjithë Evropën, kurse më i pranishëm është në Ballkanin Perëndimor.

Në vitin 2016 ata madje u përpoqën të organizonin grusht-shtet në Malin e Zi. Komponentat e tij, për të minuar demokracinë madje kanë arritur deri në Shtetet e Bashkuara, duke ndërhyrë në zgjedhjet e SHBA-ve. Boshti midis fuqive të çuditshme në Moskë, Budapest dhe Romë janë një plan djallëzor kundër gjithë Ballkanit dhe Evropës. Ekzistojnë indikacione serioze që përmes kanaleve sekrete, dhjetëra milionë para nga nafta ruse janë tashmë në llogaritë bankare të partive politike individuale në vendet evropiane. Këtu janë keqpërdorimet e informacioneve të shumta, sulmet kibernetike dhe sputnik-propaganda. Fakt se përveç tjerave, Rusia gjithashtu dëshiron të krijojë një Ballkan shpërthyes për të legalizuar pushtimet e pjesëve të vendeve të tjera si Abhazia, Osetia e Jugut dhe Krimea. Por, sigurisht që ajo nuk e amniston pushtetin aktual është realiteti se ai nuk arriti të ndërtojë një sistem imunizues kundër infeksioneve të tilla të rënda kriminele e politike.

Linja gjenerale

Sidoqoftë, me të gjitha të metat dhe dobësitë e saj, qeveria e tanishme rrënjësisht dallon nga ajo e mëparshmja, kështu që mendimi publik  për ta rrëzuar këte i ngjan një hudhjes vullnetare kolektive në një kanjon të thellë. Opozita gjithë kohën po e mbron pikërisht këtë mega-krim të mbështjellë në paketim atraktiv politik. Ajo për asnjë nivel nuk është distancuar nga logjika e Budapestit, e cila na grabiti deri në palcë të gjithëve. Nga shteti bëri pronë private. Gjithçka u pat kthyer përmbys. Dorën në zemër, këto dy vite në thelb punohej për arritjen e katër qëllimeve më të rëndësishme strategjike që e bëjnë Maqedoninë të qëndrueshme dhe të sigurt, me integritet të siguruar territorial, me media të lira dhe me njëfar zhvillim ekonomik.

Ajo që tani është arritur në marrëdhëniet me fqinjët ishte e paimagjinueshme vetëm dy vjet më parë. Këso marrëdhëniesh të vendosura në këso themele, në të ardhmen do të zhvillohen edhe më shpejt, jo vetëm për efektet politike, por edhe për ato infrastrukturore dhe ekonomike. Madje edhe shkëmbimi ekonomik në të gjithë rajonin është gjithashtu në rritje.

Opozita është në një lloj ngërçi- politik. Asaj akoma më shumë i dhemb  “Pallati i Bardhë” i ndërtuar me para të zeza, se sa e ardhmja e bardhë e popullit dhe e shtetit. Gjithë kohën e sulmonin Katica Janevën se paska qenë mjet politik i qeverisë, a në ndërkohë dëgjuam se si ajo i garanton babait të “Perandorisë” Kamçevit se “gjithçka do të jetë në rregull”! Siç duket te ne nuk ka asgjë që s’mund të korruptohet! Neve edhe atëherë kur na vijnë pesë minutat tona, ora do të na prishet! Për opozitën e tanishme gjëja më e rëndësishme siç duket paska qenë komprometimi i PSP-së dhe kontrollimi i prokurorisë publike të rregullt duke emëruar prokurorin publik të partisë së tyre. Më në fund, arriti të konprometojë  PSP-në me ndihmën e strukturave nëntokësore të brendshme dhe ndërkombëtare, të cilat s’e kishin aq vështirë në kushte të ekzistimit tëopinionit se krimi është i pandëshkuar.

Çfarë më tutje?

Shpëtimi i procesit nuk është aspak çështje e lehtë. Tani nuk është aspak lehtë të bëhen prerje të rënda, pasi dukshëm është humbur nga kondicioni. U desh një shërbim i fortë dhe profesional i PR-shërbimit që të ruhej disponimi i duhur. Në rrethanat aktuale, qeveria duhet të marrë seriozisht këshillat e miqve tanë dhe përgjegjësia duhet t’i shkojë secilit që e meriton. Ajo gjithashtu duhet të pastrojë me pjesën e supreme të gjyqësorit që vazhdon të mbetet mbështetës kryesor i krimit. Vetëm ashtu do të mund të rikthehet besimi në opinion dhe institucione dhe do të shpëtohet procesi.

Gjithashtu duhet filluar me krijimin e një sistemit imunizues si një mekanizëm parandalimi kundër së keqes. Pasi që për vite me radhë ka patur një luftë të veçantë për komprometimin e përgjithshëm të sponsorizuar nga qeveria e kaluar, të gjyqtarëve dhe prokurorëve në të gjitha instancat, të gestapo-gazetarëve dhe të shërbimeve zbuluese. Krijuan ferr, kurse në ferr djalli është një figurë pozitive. Kurse qeveria aktuale besonte në ëndërra. Por, sërish ne duhet të dimë se megjithatë ekziston një ndryshim i madh. Imagjinoni, në kohën e Gruevskit, sikur të arrestohej pronar i ndonjë televizioni të përafërt me të! Më e mundshme do të ishte të na godiste ndonjë asteroid.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button