MPB: Janë konfiskuar 20 kilogramë marihuanë në Tetovë

Mbrëmë rreth orës 17:00 në rrugën “Ilindenska” në Tetovë zyrtarët policor nga SPB – Tetovë kanë ndalur veturën e tipit “Mercedes” me tabela regjistrimi nga Shkupi, të cilin ka qenë duke e drejtuar A.D. (21) me pronar Sh.P. (27), të dy nga Dibra, shkruan Portalb.mk.

Gjatë kontrollit të automjetit, pas ulëses së shoferit janë gjetur 3 çanta me marihuanë me peshë prej afër 20 kilogram, të cilat janë sekuestruar dhe janë dërguar në ekspertizë.

“Të dy të arrestuarit janë mbajtur në stacionin policor në Tetovë, dhe pas plotësimit të dokumentacionit, gjatë ditës ata do të paraqiten para gjyqtarit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore në Tetovë”, thonë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button