Barcelona refuzoi ofertën e Interit për Vidal

Interi është refuzuar nga Barcelona për transferimin e mesfushorit kilian, Arturo Vidal.

Nerazzurrët janë në kërkim të përforcimeve të reja para mbylljes së afatit kalimtar veror, shkruan Telegrafi.

Njëra nga emrat më të nxehtë padyshim së është mesfushori i Barcelonës, Vidal, i cili pëlqehet shumë nga ish-trajneri i tij Antonio Conte.

Megjithatë, sipas gazetës Mundo Deportivo, Barcelona ka refuzuar një ofertë nga Interi për Vidalin.

Gjigantët italianë propozuan një marrëveshje huazimi për kilianin, por Barça është e gatshme të marr në konsideratë vetëm një ofertë të përhershme transferimi.

Vidal u paraqit në 33 ndeshje të La Ligës për Blaugranët sezonin e kaluar, duke ndihmuar skuadrën e Ernesto Valverde të mbronte me sukses titullin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button