U zbulua skema e mashtrimit me kreditë fiktive në Fondacionin “Besa”

Mbi 800 qytetarëve u janë përdorur identitetet në skemën mashtruese me kreditë fiktive, për të cilën u arrestuan 7 punonjës të fondacionit “Besa”. Nga hetimet e nisura një vit më parë ka rezultuar se në krye të skemës ishte drejtoresha e filialit tek Pazari i Ri, Albana Imami ndërsa këta persona kanë përfituar mbi 2 miliardë lekë. Hetuesit dyshojnë se Imami merrte para me fajde për të  mbuluar skemën mashtruese, shifër kjo e përllogaritur në 1 milionë euro, transmeton OraNews.

Emrat e më shumë se 800 qytetarëve rezultojnë të jenë përdorur në skemën mashtruese me kreditë fiktive, që çoi në prangosjen e drejtores së një dege dhe 6 punonjësve të fondacionit “Besa” në Tiranë.

Në krye të skemës ishte drejtoresha e filialit tek Pazari i Ri, Albana Imami.

Grupi hetimor ka zbuluar që këta persona kanë marrë mbi 2 miliardë lekë një pjesë e të cilave janë përvetësuar nga drejtoresha Albana Imami, ndërsa shuma monetare kanë përfituar edhe sekserët dhe oficerët e kredive.

Skema ishte krijuar prej 1 viti, ndërsa mungesa e parave është konstatuar 6 muajt e fundit në buxhetin e fondacionit.

Sipas burimeve, mësohet se Imami merrte edhe para me fajde duke mbuluar kështu skemën mashtruese. Pas zbulimit të rastit verifikime janë kryer edhe në degët e tjera të fondit “Besa”, për të zbuluar shtrirjen e skemës mashtruese.

Denoncimet e para për këtë skemë me anë të kredive fiktive janë bërë nga drejtuesit e kompanisë, pasi dhe sipas burimeve zyrtare të policisë është krijuar dëmi rreth 3.7 milionë euro.

Klientët që kanë përfituar kreditë nuk janë paraqitur fare në zyrat e fondacionit në momentin e aplikimit.

Ata paraqiteshin vetëm në momentin që disbursohej kredia, bënin tërheqjen e lekëve në banka dhe nga shuma e përfituar e kredisë.

Këta persona përfitonin 25 deri në 35% të shumës së kredisë dhe pjesa tjetër përfitohej nga Drejtoresha e degës, Oficeret e Kredisë dhe Sekserët që siguronin klientët dhe në përfundim të këtij procesi nga Drejtoresha e fondacionit “Besa” lëshohej një vërtetim fiktiv, sikur e gjithë shuma e kredituar ishte likuiduar nga klienti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button