Titaniku vazhdon të trishtojë, ekspertët vizitojnë anijen pas 15-vjetësh dhe habiten me atë që shohin

Një ekip ndërkombëtar eksploruesish u janë rikthyer rrënojavë të Titanikut në oqeanin Atlantik, pas plot 15-vjetësh, pas vitit 2004. Kjo ishte zhytja e parë në 15 vitet e fundit pranë anijes më të famshme në histori, por ekspertët janë trishtuar për faktin se aty kanë gjetur një strukturë, e cila po zhduket me shpejtësi.

Një prej detajeve interesante që është zhdukur është edhe vaska e kapitenit, e fotografuar gjatë ekspeditës së vitit 1996, por që tani nuk gjendet më, shkruan revista Class.

“Titaniku po i kthehet natyrës”, thotë historani Parks Stephenson në videon e BBC-së.

Ekspertët paralajmërojnë se pjesë të rëndësishme të anijes do të zhduken së shpejti.

Titanik u mbyt në vitin 1912 në ujërat e ftohtë të Atlantikut, ndërkohë që në bord kishte 2200 pasagjerë dhe personel. Më shumë se 1500 njerëz gjetën vdekjen pasi anija u përplas me një ajsberg, 600km larg brigjeve të Kanadasë. Anija kishte destinacion final Nju Jorkun.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button