Qytetarët e bllokuan rrugën në Bit Pazar, nuk lejojnë të mbyllet një vendkalim për këmbësorët (FOTO)

Dhjetëra qytetarë e ka bllokuar rrugën në bulevardin, “Kërste Misirkov”, gjegjësisht në afërsi të tregut Bit Pazar në Shkup, pasi që autoritetet e Qytetit të Shkupit kanë urdhëruar që të mbyllet një prej disa vendkalimeve në këtë rrugë, pasi që në po të njëjtin vend ka dhe urë për këmbësorët, njofton Portalb.mk.

Foto nga bllokimi i rrugës në "Krste Misirkov"
Foto nga bllokimi i rrugës në “Krste Misirkov”

Ndonëse në një distancë rreth 750 metra, ka edhe 4 vendkalime tjera, qytetarët insistojnë që të mos mbyllet ky vendkalim.

Qytetarët paralajmërojnë bllokim të rrugës, nëse autoritetet e mbyllin vendkalimin.

“Asnjëherë s’ka funksionuar kjo urë, e dyta, me biçikletë nuk mundemi të kalojmë. Kanë premtuar se do të ketë semafor dhe vizë-bardha, por nuk është realizuar, për atë është protesta. Tregtarët kanë thënë që do t’i bllokojnë të gjithë”, thotë për Portalb.mk, nënkryetar i Shoqatës së tregtarëve, Harun Ismaili.

Foto nga bllokimi i rrugës në "Krste Misirkov"
Foto nga bllokimi i rrugës në “Krste Misirkov”

Portalb.mk, ka tentuar që të kontaktojë me Qytetin e Shkupit, megjithatë nuk kanë qenë të kapshëm për redaksinë tonë.

Ditë më parë kryetari i Shkupit, Petre Shilegov paralajmëroi se me përmbylljen e punimeve rrugore do të hiqen edhe bizneset të cilat janë në afërsi të urës e që pengojnë funksionimin e mbikalimit për këmbësor.

“Atje do ta mbyllim atë kalimin e jashtëligjshëm me qëllim që t’i shmangim fatkeqësitë, vitin e kaluar kishim fatkeqësi në komunikacion me pasoja të dëmshme. Gjithkush që nuk ka miratim për vendosjen e pajisjeve urbane në çfarëdolloj mënyre do të sanksionohet nga ana e Inspektoratit të Qytetit të Shkupit edhe pse ajo duhet të rezultojë me heqjen e objekteve të pa përcaktuara. Gjatë rikontruimit do të hiqet ai kalim joligjor tek ura për këmbësorë”, deklaroi Petre Shilegov, transmeton Alsat.

Foto nga bllokimi i rrugës në "Krste Misirkov"
Foto nga bllokimi i rrugës në “Krste Misirkov”

Redaksia jonë nëpërmjet “Googlemaps” në mënyrë vizuale ua tregon vendet ku ka vendkalime këmbësore në Bulevardin “Krste Misirkov”.

Vendkalimet për këmbësorë në bulevardin "Krste Misirkov"
Vendkalimet për këmbësorë në bulevardin “Krste Misirkov”
Vendkalimet për këmbësorë në bulevardin "Krste Misirkov"
Vendkalimet për këmbësorë në bulevardin “Krste Misirkov”

Ndryshe, nga Komuna e Çairit kanë njoftuar se për shkak të rrjedhës intensive të punimeve për rekonstruimin e bulevardit “Krste Misirkov” në Bit Pazar që kanë të bëjnë me shtrimin e shtresës përfundimtare të asfaltit në njërën pjesë, prej sot me fillim në ora 08:30 deri të premten në ora 08:30 rruga do të jetë tërësisht e mbyllur për qarkullim nga kryqëzimi me bulevardin “Goce Dellçev” (udhëkryqi përballë Gjykatës), deri në Qarkoren e Bit Pazarit.

Po ashtu, të gjithë linjat e autobusëve që destinacion të zakonshëm kanë këtë pjesë të bulevardit të Bit Pazarit do të lëvizin me regjim të ndryshuar në kohën e përcaktuar, respektivisht do të orientohen kah Panairi i Shkupit dhe qarkorja në drejtim të hotelit Kontinental.

“Ju lusim që të respektoni sinjalizimin e vendosur rrugor dhe regjimin e përkohshëm të lëvizjes. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore është nevojë elementare dhe në dobi të qarkullimit tonë më cilësor, prandaj Komuna e Çairit dhe Qyteti i Shkupit lusin të gjithë pjesëmarrësit në trafik për durim dhe mirëkuptim. Po punohet me përkushtim që punimet ndërtimore të rekonstruimit të përfundojnë sa më shpejtë në të dyja anët e bulevardit”, thonë nga Komuna e Çairit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button