Deskoska: Problemi i Ligjit për Prokurori nuk është Janeva, por procedurat e PSP-së

Guri i ndalesës në bisedimet për Ligjin për Prokurori Publike nuk është Katica Janeva, por kërkesa për mbylljen e procedurave të cilat janë filluar nga PSP në periudhën prej 18 muajve dhe shkatërrimi i provave të mbledhura. Kjo është çështja kyçe për të cilën ka dallime të pandryshuara, thotë ministrja Renata Deskoska, njofton Portalb.mk.

Çështjet tjera, sipas Deskoskës, janë çështje për të cilët ka hapësirë për bisedime.

“Të rëndësishme janë parimet që duhet të miratohen në ligj, dhe jo interesat personale ose konfliktet. Duke e pasur parasysh se ligji i ri parashikon që dy prokuroritë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion dhe PSP të bashkohen, logjikisht është që të gjithë prokurorët që kanë mandat të kalojnë në prokurorinë e re. Katica Janeva nuk hyn në atë pako, pasi që mandati i saj i skadon më 15 shtator. Por, kur flasim për personalitete konkrete, pa marrë parasysh nëse janë prokurorë ose të punësuar në Prokurori, patjetër që të jemi të vetëdijshëm se nëse dëshmohet përgjegjësia e tyre penale, ata me vendim gjyqësor do të largohen nga vendet e punës, pa marrë parasysh nëse ligji parashikon vazhdimin e karrierës së tyre. Deri në miratimin e vendimeve gjyqësore, mbetet prezumimi i pafajësisë”, thotë ministrja Deskoska në një intervistë për “Nezavisen Vesnik”.

Ndryshe, takimi i fundit i grupeve punuese të pushtetit dhe opozitës për Ligjin për Prokurori Publike është mbajtur në korrik edhe pse është pritur që të vazhdojnë me punë nga fillimi i kësaj jave, por ajo nuk ka ndodhur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button