Është aksidentuar për vdekje zëvendësministri i Kulturës së Turqisë

Zëvendësministri i Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Ahmet Haluk Dursun, ka vdekur sot si pasojë e një aksidenti të trafikut në provincën lindore Van.

Tre persona të tjerë u lënduan si rezultat i këtij aksidenti, njofton Botasot.

Sipas mediave të huaja, Dursun ishte në provincën Mus në Turqinë lindore për të shënuar përvjetorin e betejës midis Selxhukëve dhe Perandorisë Bizantine në 1071. Ai pastaj shkoi në një lokacion historik në provincën Bitlis.

Sipas mediave, ai ishte duke u larguar nga Bitlisi kur makina e tij doli nga rruga në një zonë në provincën fqinje Van.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan përmes një postimi në Twitter ka shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button