Gabime të rrezikshme të cilat me siguri i bëni kur merrni ilaçet

Pavarësisht faktit nëse jeni duke marrë ilaç me recetë mjekësore ose ilaç pa recetë që e keni blerë vetë në farmaci, këto gabime duhet t’i shmangni detyrimisht.

Nuk i lexoni udhëzimet për përdorimin e ilaçit që keni blerë në farmaci

Kur bëhet fjalë për ilaçet pa recetë, shpesh jemi shumë të qetë dhe mendojmë se, “Nëse e kam blerë në farmaci, nuk do të më bëj keq”. Ky mendim është plotësisht i gabuar. Numri i personave që përfundojnë me probleme serioze shëndetësore për shkak të papërgjegjshmërisë dhe mbidozës së barnave pa recetë mjekësore (sidomos ilaçet kundër dhimbjeve, laksativë dhe kombinimeve të rrezikshme me terapinë e rregullt që merret) është vazhdimisht në rritje.

Sado që t’ju kushtoj ilaçi i sigurt, ju gjithmonë duhet të lexoni udhëzimet para se ta merrni atë. Mund t’ju befasojë fakti se çfarë shkruan brenda. 

Merrni qetësues, por keni thartirë në stomak

Hulumtimet kanë treguar që njerëzit që marrin ilaçe pa recetë të quajtura benzodiazepinë për shkak të problemeve të gjumit, kanë një rrezik prej 50% më të madh të problemeve me urthin gjatë natës në krahasim me ata që nuk e marrin këtë ilaç. Hulumtime të tjera kanë treguar që këto ilaçe kundër ankthit relaksojnë sfinkterin ezofageal, muskul unazor që e ruan acidin e stomakut aty ku i përket.

E ndërprisni pa arsye trajtimin me anksiolitikë

Nëse merrni ilaçe kundër ankthit për një kohë të gjatë, mos i ndërprisni menjëherë. Bisedoni me mjekun tuaj se si të zvogëloni dozën gradualisht. Përndryshe mund të pësoni komplikime serioze si sulme.

Merrni antibiotik “të vjetër” për një infeksion të ri

Fillimisht, sa herë që mjeku t’ju përshkruaj antibiotik, duhet ta merrni ilaçin deri në fund. Së dyti, shumë antibiotikë janë specifikë për llojin e infeksionit që keni.

Merrni kalcium në stomakun bosh

Kalciumi në shumicën e shtojcave është i lidhur në formën e kripërave, i quajtur karbonat. Lukthi ka nevojë për shumë acid klorhidrik për të zbërthyer karbonat kalciumin, kështu që gjithmonë merrni gjatë një vakti ushqimor. Ushqimi do të stimulojë lukhtin të prodhojë acid.

Diagnostikoheni vetë me infeksion fungal

Po, kruajtja dhe sekreti mund të tregojnë për infeksion fungal, por prapë mund të jetë diçka tjetër. Në një studim për gratë të cilat kishin caktuar vetë diagnozën, rezultatet treguan se vetëm një e treta e tyre kishin me të vërtetë infeksion fungal, ndërsa pjesa tjetër kiishin infeksione të tjera vaginale. Vizitohuni te mjeku dhe ai do t’ju rekomandojë terapinë e nevojshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button