Flasin ekspertët: A është i sigurt përdorimi i pastës së dhëmbëve për të eliminuar puçrrat?

Të gjithë provoni metoda pafund për të eliminuar puçrrat nga fytyra dhe lexoni artikuj në të cilët përmendet pasta e dhëmbëve si një ndër elementët që mund t’i largojë ato. Por, a është i sigurt përdorimi i saj në fytyrë duke ditur se nuk është dizenjuar për t’u përdorur në lëkurë?

Sipas Dr. David E. Bank, në qendrën e Dermatologjisë në Westchester, pasta e dhëmbëve nuk duhet përdorur në fytyrë. “Edhe pse pasta e dhëmbëve ka përbërës si sodë buke, alkool, peroksid hidrogjeni dhe triclosan që mund të ndihmojnë në eliminimin e baktereve, ky miksim specifik përbërësish gjithashtu mund të thajë lëkurën më shumë se ç’duhet dhe të shkaktojë irritim.”, shkruan Class.

Por, vetëm sepse pasta e dhëmbëve nuk është e këshillueshme nuk do të thotë që nuk ka elementë të tjerë që mund të përdorni. Përpiquni të konsultoni gjithmonë një dermatolog dhe më pas të merrni kremrat e duhur për të trajtuar lëkurën.

Kujdesuni për fytyrën dhe mos përdorni maska para se t’i konsultoni ato me mjekun specialist. Çdo lëkurë ka nevojë për një përkujdesje të veçantë, prandaj nuk mund të përdorni maska që ua këshillojnë të tjerët para se të siguroheni që janë provuar dhe nuk kanë efekte anësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button