AAK-ja votoi për koalicion parazgjedhor me PSD-në

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të kësaj partie se është arritur pajtueshmëri për krijimin e një koalicioni parazgjedhor me Partinë Socialdemokrate (PSD).

Ai ka thënë para mediave se marrëveshja për koalicion është votuar me shumicë votash, derisa kanë qenë edhe dy abstenime.

“I ka pikat programore dhe i ka të gjitha çështjet e tjera përgatitore që të shkohet suksesshëm në zgjedhje”, ka thënë ai kur është pyetur për marrëveshjen, transmeton REL.

Ndërkohë ai ka njoftuar se më vonë gjatë ditës do të realizojë një konferencë të përbashkët me kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmeti.

Diskutimet për koalicion dhe zgjedhje të parakohshme kanë nisur pasi Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës më 19 korrik të këtij viti.

Ai ka marrë këtë vendim pas ftesës që i është bërë për intervistim nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit.

Si pasojë e kësaj situate, Kuvendi i Kosovës do të mbajë të enjten një seancë të jashtëzakonshme, ku pritet të bëhet shpërndarja e legjislaturës aktuale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button