Ka nisur gjykimi ndaj ish-presidentit të Sudanit

Ish-presidenti i Sudanit, Omar al-Bashir ka arritur në gjykatë për t’u përballur me akuza për korrupsion, të cilat avokati i tij i konsideron të pabaza.

Bashir është larguar nga pozita që ka pasur në prill të këtij viti, pas një morie protestash që i kanë dhënë fund udhëheqësisë së tij 30-vjeçare, transmeton REL.

Në muajin qershor, prokurorët kanë thënë se një sasi e madhe e valutave të huaja është gjetur në disa thasë në shtëpinë e tij.

Të dielën, aktivistët pro-demokratikë dhe liderët ushtarakë të shtetit kanë nënshkruar një marrëveshje që u hapë rrugë zgjedhjeve të reja.

Ish-presidenti sudanez ka arritur në gjykatë i rrethuar nga forca të sigurisë.

Përveç “posedimit të valutave të huaja dhe korrupsionit” ai përballet edhe me akuza për pranim të dhuratave në mënyrë ilegale.

Gjykimi ndaj tij kishte nisur në muajin korrik, mirëpo më pas ishte shtyrë për arsye të sigurisë.

Gjykimi i tij konsiderohet test për autoritetet e reja, nëse do të jenë në gjendje të përballen me krimin e supozuar të regjimit të mëparshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button