Atanasov: Ndalesa e Kosovës për patatet dhe mjaltin nuk ka bazë – do të kërkojmë sqarim

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut do të kërkojnë sqarim me argumente në bazë të cilave standarde ndërkombëtare është miratuar masa e Prishtinës për ndalimin e importit të patates dhe mjaltit nga vendi, njofton Portalb.mk.

Drejtori i Agjencisë për ushqim dhe Veterinari, Zoran Atanasov, sot ka deklaruar se prodhimet e Maqedonisë i kënaqin standardet botërore dhe nuk ka bazë që autoritetet kosovare ta ndalojnë importin e patateve dhe mjaltit.

“Do të kërkojmë nga autoritetet kosovare gjatë ditës së nesërme që me argumente të na sqarojnë se në bazë të cilave standarde ndërkombëtare e kanë vendosur ndalesën. Nuk mban deklarata e Kosovës se me marrëveshjen CEFTA ose sipas standardeve tjera ndërkombëtare mund të na vendosin ndalesë”, theksoi Atanasov.

Atanasov nuk dha përgjigje nëse mendon për ndonjë kundër-masë.

Ndryshe, javën e kaluar, ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Endrit Shala, ka vendosur masa reciproke ndaj mjaltit dhe patateve të Maqedonisë Veriore. Sipas tyre Maqedonia e Veriut është duke aplikuar barriera tarifore ndaj produkteve të Republikës së Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button