Guardiola tregon pse ndodhi përleshja e tij me Agueron

Pep Guardiola dhe Sergio Aguero u konfrontuan pasi trajneri spanjoll nxori nga loja sulmuesin argjentinas në ndeshjen Manchester City-Tottenham. Manchester City dhe Tottenham luajtën baraz 2-2 në ndeshjen e xhiros së dytë në Premier Ligë, shkruan Periskopi.

Ndeshja ishte tejet interesante dhe në fund ishte VAR që ia mohoi fitoren Cityt pasi anuloi golin e Gabriel Jesus. Por, ajo që ra në sy gjatë këtij takimi është edhe konfrontimi që patën Aguero dhe Guardiola.

Guardiola e zëvendësoi Agueron me Jesusin në minutën e 64-të dhe gjatë rrugës për në bankë rezervë filluan polemikat mes trajnerit dhe sulmuesit argjentinas.

“Ishte një keqkuptim. Sergio ishte i nervozuar pasi mendoi se unë po e fajësoja atë për golin e dytë të Tottenhamit,” ka thënë Guardiola.

Por, në fund të takimit të dy u përqafuan dhe harruan atë se çka ndodhi gjatë momentit të zëvendësimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button