Biblioteka “Vëllezërit Milladinovci” në Shkup nga shtatori do të ketë salla leximi dhe seksione për libra të rinovuara

Biblioteka “Vëllezërit Milladinovci” (“Braqa Milladinovci”) në Shkup nga shtatori do të ketë katin e dytë krejtësisht të rinovuar. Qyteti i Shkupit këtë muaj është duke e rinovuar objektin me sipërfaqe prej 1.000 metra katror, njofton Sdk.

Me rekonstruktimin që është duke e realizuar Qyteti i Shkupit janë përfshirë seksioni për letërsi të huaj, seksioni për libra të vjetra dhe të rralla dhe ekzemplar arkivor, sallat e vogla të leximit të dedikuara për kandidatë për magjistra dhe doktorë shkencash, salla për konferenca dhe sallë leximi elektronike. (Foto: Qyteti i Shkupit)

“Pas një periudhe të gjatë është duke u realizuar rinovimi i plotë i katit të dytë në bibliotekën e qytetit. Me atë do të mundësojmë kushte më të mira për punë të punonjësve dhe shërbime cilësore për shfrytëzuesit e bibliotekës”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Krahas intervenimeve në këtë bibliotekë, nga Qyteti i Shkupit informojnë që edhe në Bibliotekën “Drugarçe” është duke u instaluar kargo-ashensori, që do të dedikohet për transferim të librave që përpunohen në seksionin për përpunim të fondit të librave dhe të njëjtat pastaj do të distribuohen në secilën nga 18 bibliotekat që janë në kuadër të bibliotekës së qytetit “Vëllezërit Milladinovci”.

Qyteti i Shkupit, për këto aktivitete, ka ndarë rreth 15.000.000 denarë nga buxheti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button