Tërheqja e SHBA-së nga bordi i Agjencisë së Pronës në Kosovë, reagoi Kadri Veseli

Ndonëse ka qenë kryetar i Kuvendit kur është zgjedhur Naser Shala në krye të Bordit të Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës, Kadri Veseli ka reaguar pas dorëheqjes së Ambasadës së Amerikës nga bordi i kësaj agjencie, njofton Koha.net.

Dorëheqjen e ambasadës britanike dhe asaj amerikane e ka quajtur lajm të keq për Kosovën dhe alarm për të gjithë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se nepotizmi po e dëmton shtetin, po i detyron të rinjtë të ikin nga vendi, gjithashtu po i cenon rëndë marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtarë.

“Liria, pavarësia dhe proceset e shtetndërtimit të Kosovës janë arritur vetëm falë mbështetjes së pakursyer të aleatëve dhe, po ashtu, vetëm me ndihmën e tyre mund t’i përballim sfidat që kemi përpara”, ka shkruar ai.

Sipas Veselit, kjo ngjarje është dëshmi e qartë se lufta ndaj nepotizmit dhe korrupsionit është një domosdoshmëri.

“Prandaj unë e kam nisur këtë luftë me një vendosmëri të madhe dhe do t’i shkoj deri në fund. Për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën, ne duhet të luftojmë pakompromis korrupsionin”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button