Si ndikon zgjedhja e fustanit të nusërisë në kërcimin e parë në dasmën tuaj

Ndërkohë që së bashku me partnerin jeni duke planifikuar koreografinë për kërcimin e parë në dasmë, ka vetëm një gjë që ndër të tjera s’duhet ta anashkaloni, tipin e fustanit të nusërisë që do të vishni në mbrëmjen tuaj të rëndësishme, shkruan revista Class.

Pra, nëse keni zgjedhur muzikën dhe koreografinë që ju përshtatet, mos harroni të merrni në konsideratë edhe ndikimin që fustani juaj do të ketë gjatë lëvizjeve… Mendoni pak, keni ëndërruar për një fustan të ngushtë që ju tregon format, një të madh me shumë volum, apo diçka të ndërmjetme? Çdo zgjedhje e juaja do të ndikojë mënyrën si do të ecni, uleni apo kërceni!

Nëse fustani juaj është i ngushtë pas trupit:

Një fund që “përqafon” fort trupin tuaj do t’ju pengojë lëvizjet veçanërisht nëse edhe poshtë është njësoj i ngushtë. Është e vështirë të ecësh e jo më të kërcesh me të… Për nuset që përveç fustanit, duan të kenë edhe kujtimin e kërcimit të parë, ne ju sugjerojmë një fustan të tipit sirenë, por me hapje të gjërë në pjesën e poshtme. Ka shumë kërcime që mund të performohen bukur me një fustan të ngushtë, një vals me hapa të vogla do të ishte zgjedhje ideale!

Nëse fustani juaj është në hapje A:

Fustanet e këtij stili do t’ju lejojnë që të dukeni bukur dhe njëkohësisht të qëndroni pranë partnerit ndërkohë që kërceni, e vetmja gjë që duhet të mbani parasysh është që fustani duhet të ketë një bust të fortë e stë strukturuar në mënyrë që të mund të tërheqë bishtin… Megjithatë, fustanet e nusërisë në stilin A konsiderohen si zgjedhja më e mirë për kërcimin e parë, pasi me të mund të kërceni të gjitha kategoritë pa pasur asnjë shqëtësim! Kini parasysh, një fustan me mëngë të gjata mund t’ju pengojë të lëvizni duart për t’ju përshtatur kërcimit tuaj të parë.

Një fustan voluminoz tipik për princesha:

Nëse keni ëndërruar për një moment Hirusheje në dasmën tuaj dhe ju pëlqen për një fustan pompoz, zgjidhni një fustan që të ketë shumë shtresa tyli të butë, në mënyrë që mos t’ju pengojë të qëndroni pranë partnerit gjatë kërcimit të parë. Përveç faktit që një fustan i madh ju jep hapësirë për të lëvizur hapat lirisht, ai gjithashtu ju ndihmon të “fshihni” këmbët duke ndërruar këpucët me taka në atlete, apo këpucë të sheshta! Super apo jo? Me këtë tip fustani mund të zgjidhni një vals tradicional dhe të dukeni një princeshë e vërtetë.

Flisni me koreografin tuaj në lidhje me fustanin e nusërisë:

Ndërkohë që diskutoni për këngën dhe stilin e kërcimit që do të hapë dasmën tuaj, flisni me koregrafin edhe për fustanin që keni zgjedhur në mënyrë që të keni siguri për koreografinë përfundimtare.

Vishni fustan gjatë provave:

Edhe një fustan plazhi do të ishte ndryshe nga xhinset dhe do të afrohej më shumë me atë çfarë do të provoni ditën e dasmës tuaj. Nëse është e mundur, vishni gjatë provave një fustan me siluetë të njëjtë me fustanin e nusërisë.

Zgjidhni një fustan të dytë:

Nëse buxheti jua lejon, zgjidhni një fustan më të shkurtër ose me lirshmëri në mënyrë që gjatë mbrëmjes të kërceni pa komplekse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button