Administratën publike e kemi “evropiane”, ndërsa papunësinë e “Maqedonisë” (Infografik)

Numri zyrtar i punonjësve të sektorit publik në vend është afër mesatares evropiane, si përqindje e numrit të përgjithshëm të të punësuarve, por edhe më afër nivelit të papunësisë në Maqedoni. Njëkohësisht, shkalla mesatare e papunësisë ne BE është 6.8%, ose më pak se gjysma e Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Raporti vjetor i regjistrit të punësuarve në sektorin publik për vitin 2018 të Ministrisë për Shoqëri të informacionit dhe administratë tregon se vitin e kaluar në sektorin publik ka pas 132.068 punonjës. Kjo është 17.4% e numrit të përgjithshëm të të punësuarve që e ka publikuar Enti statistikor shtetëror.

Ndërkohë, sipas të dhënave më të fundit nga Agjencia evropiane e statistikave EUROSTAT, mesatarja e sektorit qeveritar në 28 shtetet anëtare të BE-së në vitin 2017 ka qenë 16% e numrit të përgjithshëm të të punësuarve.

“Pjesëmarrja e e sektorit të qeverisë në BE mbeti pothuajse e qëndrueshme midis 16 dhe 17 për qind të punësimit të përgjithshëm në periudhën që nga viti 2000, dhe është 16 për qind në vitin 2017”, thuhet në studimin “Ekonomia evropiane në fillim të mijëvjeçarit“.

EUROSTAT ka shënuar se gjatë kësaj periudhe ulja më e madhe e kësaj përqindjeje ka qenë sektorin qeveritar në Maltë, Sllovaki, Mbretërinë e Bashkuar dhe Itali, ndërsa rritja më e madhe në Rumani, Slloveni dhe Hungari.

Pjesëmarrjen më të madhe në sektorin qeveritar, në vitin 2017, e ka pas Suedia, me 29 për qind të punësimit të përgjithshëm, Finlanda 24 për qind, Franca dhe Lituania 22 për qind, ndërsa pjesëmarrjen më të vogël e ka pas Gjermania 10 për qind, Holanda dhe Luksemburgu 12 për qind, Italia 13 dhe Portugalia 14 për qind.

Por ekziston një dallim i rëndësishëm midis numërimit të sektorit të qeverisë dhe publik në Maqedoni dhe Evropë.

“Sektori qeveritar i përfshin nëpunësit civilë dhe punonjës të tjerë të qeverisë në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal, si dhe forcat e armatosura. Duhet të theksohet se përfshirja e sektorit qeveritar dallon mes shteteve anëtare, pasi, për shembull, arsimi ose kujdesi shëndetësor në disa vende janë pjesë e sektorit qeveritar, por në disa të tjera jo”, thuhet në studimin e Agjencisë Evropiane të statistikave.

Në rastin tonë, situata është e kundërt. Ndërsa në Regjistrin e të punësuarve në sektorin publik përfshihen punonjësit e arsimit, shëndetësisë dhe ndërmarrjeve publike në të, ndër të tjera nuk përfshin deputetët, ministrat, zëvendësministrat, kryetarët e komunave, presidentët dhe anëtarët e komisioneve shtetërore, drejtorët, gjyqtarët, prokurorët publik dhe zyrtarët tjerë të zgjedhur ose personat e emëruar

“Në përputhje me nenin 2 paragrafi (3) të Ligjit për punonjësit e sektorit publik, funksionarët, përkatësisht personat të cilët kanë pranuar mandat për të kryer detyra në zgjedhjet presidenciale, parlamentare ose lokale, personat të cilët kanë fituar mandat për të kryer funksione në pushtetin ekzekutiv apo gjyqësore përmes zgjedhjes ose emërimit nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ose nga organet e qeverisjes vendore, si dhe persona të tjerë që zgjidhen ose emërohen në detyrë me ligj nga bartësit e pushtetit legjislativ, ekzekutiv ose gjyqësor, në kuptim të këtij ligji, nuk konsiderohen se janë të punësuar në sektorin publik dhe të dhënat e tyre nuk janë pjesë e këtij raporti”, thuhet në raportin vjetor të regjistrit.

Pavarësisht shtrirjen dhe përmasat e ngjashme të sektorit publik ose qeveritar, dallimi thelbësor është në shkallën e papunësisë, përkatësisht në numrin e punonjësve, të cilët fundja e paguajnë sektorin publik ose qeveritar.

Sipas vlerësimeve të fundit të Entit statistikor shtetëror papunësia në Maqedoni aktualisht është 17.8 për qind. Sipas EUROSTAT, papunësia mesatare ndër 28 shtetet anëtarë të BE-së është 6.89 për qind në 2018, ose rreth 38 për qind e shkallës së papunësisë në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button