Delegacioni ushtarak nga Bullgaria në vizitë në Maqedoninë e Veriut (VIDEO)

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Bullgarisë, Andrej Bocev, kryeson delegacionin ushtarak bullgar që qëndron në vizitë treditore në Maqedoninë e Veriut, në kuadër të së cilës ka realizuar takime me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Vasko Gjurçinovski, si dhe me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Në kumtesën e lëshuar nga Shtabi i Përgjithshëm thuhet se në takimin me ministren Shekerinska u bisedua për thellimin e bashkëpunimit në stërvitjen e ekipeve mjekësore, logjistikës, komunikimit, marrëdhënieve me publikun dhe stërvitjen e pilotëve.

“Duke iu falënderuar për ratifikimin e shpejtë të Protokollit për anëtarësim të shtetit tonë në NATO, ministrja Shekerinska përmendi stërvitjen “Goditja vendimtare” të realizuar me sukses, në të cilën morri pjesë edhe Republika e Bullgarisë dhe tha se stërvitjet e tilla përforcojnë ndërveprimin mes ushtrive dhe janë shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar”, thuhet në kumtesë.

Në takimin mes gjeneralëve Bocev dhe Gjurçinovski, bëhet e ditur se është biseduar për thellimin e bashkëpunimit ushtarak. Delegacioni bullgar gjatë vizitës do të realizojë takim edhe me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ndërsa do të marrin pjesë edhe në manifestimin qendror me rastin e shënimit të 18 gushtit, Ditës së Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button