Debat rreth Ligjit për ndaljen e varshmërisë nga rrjetet sociale

Senatori më i ri republikan, Josh Hawley ka nxitur debat gjatë hartimit të Ligjit për reduktimin e varshmërisë nga mediat sociale.

“Kompanitë e mëdha teknologjike e shohin varshmërinë nga produktet e tyre si një model biznesi, derisa inovacionet e tyre nuk janë të orientuara drejt përmirësimit të produkteve, por si ‘kurthe’ që tërheqin njerëzit”, deklaroi Hawley.

Hawley deklaroi se në këtë legjislacion do të marrin fund ‘kurthet’ dhe do të nxiten inovacione të vërteta te kompanitë e teknologjisë. Akoma nuk është vendosur, nëse do të pranohet ky propozim-ligj.

Për rrjetet sociale, propozohen kufizime si ndërprerja e ‘scroll-it të pakufizuar’, ndërprerja e ‘autoplay’ te videot dhe teknikat tjera si ‘streaks’. Ligji i ri ka për qëllim të ndalon edhe leximin dhe përsëritjen automatike të muzikës dhe videove. Kështu me ligjin do të ndalohet fillimi automatik i videove në YouTube dhe Facebook.

Pra, ky propozim-ligj ka për qëllim të ndal varshmërinë nga përdorimi i rrjeteve sociale. Ligji i ashtuquajtur ‘scroll i pandërprerë’, gjithashtu kufizon edhe lirinë e zgjedhjes, pasi derisa lëvizni me gisht nëpër rrjete sociale, automatikisht përmbajtja do të hapet pa prekur më mbi ekran. Nëse përmbajtja në rrjetin social nuk tregohet automatikisht, nuk duhet të humbni kohë për ‘scroll’

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button