Presidenti Pendarovski u takua me deputetin e Shqipërisë

Stevo Pendarovski, Presidenti i Maqedonisë së Veriut  sot u takua me deputetin e Kuvendit të Shqipësë, Vasil Sterjovskin, që ka prejardhje maqedonase, siç deklarojnë nga presidenca.

Siç kanë bërë të ditur nga Kabineti i presidentit, në takim Pendarovski ka shprehur kënaqësi nga zgjedhja e Sterjovskit si pjesë e Kuvendit shqiptar dhe ka shprehur bindjen se me punën e tij do të kontribuojë në mbarëvajtjen e mëtejmë të bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë si dy vende mike dhe se pozitivisht do të kontribuojë në avancimin e pakicës maqedonase në Shqipëri.

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë, ka thënë presidenti Pendarovski kanë prioritete identike dhe vizion për të ardhmen, janë të përkushtuar në marrëdhëniet e mira fqinjësore si dhe bashkëpunimin rajonal dhe integrimeve në strukturat evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button