Përleshje mes tetë personave në Shkup, policia dha detaje

Ministria e punëve të Brendshme (MPB) raportoi se në Shkup, në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” ndodhi një grindje ku janë të përfshirë tetë persona, njofton Portalb.mk.

Siç informojnë nga SPB Shkup, ngjarja kishte ndodhur dje rreth orës 16:00. Gjithçka kishte filluar me një përplasje verbale, për të vazhduar në përplasje fizike ndërmjet dy grupeve.

Në njërën grup ishte 21 vjeçari nga Suedia I.N, 21 vjeçari nga Shkupi S.I, 20 vjeçari nga Suedia F.H.R, 20 vjeçari nga Polonia P.A dhe 19 vjeçari nga Shkupi S.A. Në anën tjetër ishte 27 vjeçari M.R, 29 vjeçari K.S, dhe 18 vjeçari F.Z, që të tre nga SHkupi.

Arsye e gjithë kësaj përleshje ishte një veturë me qira që ishte kthyer e dëmtuar nga shfrytëzuesi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button