Ndryshuan përshkrimin përmendoret e projektit “Shkupi 2014”, u përkasin historisë botërore (FOTO)

Në mëngjesin e sotëm në qendrën e Shkupit janë ndërruar tetë pllakat emërtuese e përmendoreve nga projekti kontrovers “Shkupi 2014“.  Pllakat që u takojnë përmendoreve të Aleksandërit të Madh, Filipit të Dytë dhe Olimpias, shkruajnë se këto janë figura historike u përkasin qytetërimit Helen dhe trashëgimisë kulturore dhe historike botërore. Gjithashtu, edhe heqja e diellit të Verginës nga infrastruktura, ndërtesat publike dhe përmendoret tjera në Shkup është duke përfunduar, transmeton Portalb.mk.

Për nder të Filip të II të Maqedonisë, figurë historike, që i përket qytetërimit Helen dhe trashëgimisë kulturore dhe historike botërore. Këtu është paraqitur si luftëtar antik.
Për nder të Filip të II të Maqedonisë, figurë historike, që i përket qytetërimit Helen dhe trashëgimisë kulturore dhe historike botërore. Këtu është paraqitur si luftëtar antik.

Ky veprim i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, është si rezultat i nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, në të cilën ka nen të veçantë sa i përket simboleve dhe figurave historike që janë pjesë e trashëgimisë së dy vendeve fqinje. Në nenin 8, paragrafin 2 thuhet:

“Në afat prej gjashtë muajsh nga hyrja e kësaj marrëveshjeje në fuqi pala e dytë do ta shqyrtojë statusin e përmendoreve, ndërtesave publike dhe infrastrukturës së territorit të saj dhe nëse ato në çfarëdo lloj mënyre referojnë në historinë dhe civilizimin helen antik që përbën pjesë përkatëse të trashëgimisë historike ose kulturore të palës së parë do të ndërmarrë veprime korrigjuese përkatëse me qëllim që në mënyrë efektive ta shqyrtojë çështjen dhe të sigurojë respektimin e trashëgimisë së tillë”.

Për nder të Olimpias, figurë historike, që i përket historisë dhe qytetërimit antik Helen dhe trashëgimisë kulturore dhe historike botërore.
Për nder të Olimpias, figurë historike, që i përket historisë dhe qytetërimit antik Helen dhe trashëgimisë kulturore dhe historike botërore.

Para thuajse dy viteve, në kuadër të Ministrisë së Kulturës u krijua Komision për analiza të projektit kontrovers Shkupi 2014.
Ministri i atëhershëm i Kulturës, Asaf Ademi deklaroi para një viti se grupi i punës, punon pa ndërprerë dhe konkluzionet i dorëzon deri te Qeveria, e cila do të vendosë për veprim të mëtutjeshëm. Bashkëpunojnë tha, edhe me Prokurorinë Speciale Publike për procedurat që i kanë hapur. Nga kjo inciativë ende nuk ka asgjë konkrete.

Nga ana tjetër, Qeveria e Maqedonisë së Veriut njoftoi në qershor të vitit 2018 se nuk do ta prishë “Luftëtarin në kalë” dhe monumentet tjera të projektit “Shkupi 2014”.
Në atë kohë zëdhënësi, Mile Boshnjakovski tha se vendosja e pllakave me mbishkrime do të shpjegojë se ato janë simbole të kulturës greke.

Për nder të Filip të II të Maqedonisë, figurë historike, që i përket qytetërimit Helen dhe trashëgimisë kulturore dhe historike botërore. Këtu është paraqitur si luftëtar antik.
Për nder të Filip të II të Maqedonisë, figurë historike, që i përket qytetërimit Helen dhe trashëgimisë kulturore dhe historike botërore. Këtu është paraqitur si luftëtar antik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button