Osmani: RMV ka kapacitet për t’u integruar në BE dhe NATO

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së RMV-së për Çështje Evropiane Bujar Osmani, është në vizitë zyrtare në Finlandë.

Osmani, në Finland u takua me përfaqësuesit e ”Komitetit të Madh” (Grand Committee) në kuadër të Parlamentit të Finlandës, kryesuar nga Zëvendëskryetari i Parë i Parlamentit, Jani Makela, ku u shkëmbyen mendime lidhur me procesin euro-integrues të vendit, dhe mbështetjen në këtë drejtim nga ana e Finlandës në kuadër të kryesimit të tyre me BE-në, shkruan Portalb.mk

Bujar Osmani theksoi se ne si Qeveri mbetemi të përkushtuar në këtë proces deri në anëtarësim të plotë në BE dhe NATO.

“Maqedonia e Veriut ka kapacitet politik dhe institucional për ta vazhduar rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Union, dhe ne si Qeveri mbetemi të përkushtuar në këtë proces deri në anëtarësim të plotë në BE dhe NATO” – tha Osmani në takim.

Në vazhdim të vizitës, Zëvendëskryeministri Osmani kishte takim edhe në  Ministrinë së Drejtësisë të Republikës së Finlandës, me, përfaqësuesen e lartë për çështje gjuhësore.  Në kuadër të takimit u shqyrtuan edhe mundësitë për bashkëpunim në këtë drejtim, me qëllim të implementimit të suksesshëm të Ligjit për përdorimin e gjuhëve edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë vizitës në Finlandë, Zëvendëskryeministri Osmani mbajti takime pune edhe me Ministren për Punë Evropiane, Tuti Tupurainen, Drejtorinë për autonomi dhe barazi, Korina Tamenma, si dhe me Ministrin për Punë të Jashtme, Peka Havisto.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button