Struga miratoi moratorium për ndërtime

Plani aksionar i Strugës e përfshin edhe kthimin e plazheve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme në segmentin Strugë deri në Kalishtë, në brezin e zonës së mbrojtur që duhet të realizohet deri në maj të vitit 2020.

Këshilltarët e Strugës e miratuan sot Moratoriumin për ndërtim dhe planin aksionar për zbatim të rekomandimeve të UNESCO-s, pa praninë e kryetarit Ramiz Merko, njofton Plusinfo.mk, transmeton Portalb.mk.

Megjithëse, siç theksuan nga komuna e Strugës, numri i ndërtimeve ilegale është i vogël, këshilltarët pohojnë se inspektorati për ndërtimtari ka miratuar me mijëra vendime për heqjen e ndërtesave të ndërtuara në mënyrë të paligjshme.

Sipas planit aksionar mbyllja e plotë e deponisë së qytetit është planifikuar kah mesi i vitit 2020, deri sa të ndërtohet deponia rajonale, ndërsa pastrimi i të gjitha deponive ilegale është paraparë të realizohet deri në fund të vitit 2020.

Plani aksionar i Strugës e përfshin edhe kthimin e plazheve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme në segmentin Strugë deri në Kalishtë, në brezin e zonës së mbrojtur që duhet të realizohet deri në maj të vitit 2020.

Komuna e Ohrit, sipas rekomandimeve nga UNESCO, planin aksionar si dhe moratoriumin për ndërtimin e miratoi shtatë para shtatë ditësh

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button