Paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e 17 vjeçarit në Lisiçe të Shkupit

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka dhënë një urdhër për hapjen e hetimeve ndaj personit të dyshuar për kryerjen e krimit – Vrasje sipas nenit 123 paragrafi 1 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

Përkatësisht, i dyshuari, me përdorimin e një arme të rrezikshme – thikë, privoi nga jeta një person. Ngjarja ka ndodhur rreth gjysmë ore pas mesnatës së 14 gushtit, në lagjen Lisiçe.

Pas një grindjeje mes të dyshuarit 18-vjeçar dhe mikut të tij nga njëra anë dhe një grupi më të madh personash nga ana tjetër, i dyshuari iku drejt ndërtesave në lagje. Disa persona vrapuan pas tij dhe në momentin kur ju afruan, ai nxori një thikë xhepi dhe goditi njërin në gjoks. I plagosuri u dërgua në spital, ku më vonë më vonë ndërroi jetë.

Duke marrë parasysh që bazat ligjore janë përmbushur, domethënë ekziston rreziku që i dyshuari mund të arratiset ose të ndikojë te dëshmitarët, prokurori publik kompetent i paraqiti të dyshuarit masën e paraburgimit. Gjykatësi e pranoi këtë sugjerim dhe urdhëroi që i dyshuari të mbahet në paraburgim për 30 ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button