fbpx

Vazhdon sot procesi gjyqësor i “Titanik”

Gjykimi për parregullsitë zgjedhor “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike vazhdon sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup.

Kjo është seanca e dytë gjyqësore për “Titanik” për këtë javë pas pushimit njëmujor gjyqësor.

Lëndën e zhvillon gjykatësi Osman Shabani dhe gjendet në procedurë dëshmuese. Deri më tani janë nxjerrë 4,700 nga mbi 5,900 prova të propozuara materiale nga PSP-ja, transmeton Alsat M.

Për rastin “Titanik” akuzohen: ish-kryeministri i arratisur Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski, Gordana Jankulloska, Mile Janakieski, Biljana Brishkoska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçevski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Pashjakovska.

Ata janë të dyshuar për bashkim kriminal, shkelje të së drejtës së votës, shkelje të lirisë së votuesve për të votuar, ryshfet në zgjedhje dhe votim, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të financimit të fushatës zgjedhore.

Rasti është në fazën e provave dhe janë paraqitur provat material të propozuara nga PSP. Bëhet fjalë për 5.900 prova të prekshme, të tilla si aplikime për karta identiteti, deklarata të plota, certifikata, dëftesa dhe dokumente të tjera dhe dëshmi të keqpërdorimit të fondeve për të financuar një fushatë politike të 2013-ës, transmeton Portalb.mk.

Çështja “Titanik” po udhëhiqet nga Prokurorja Speciale Lile Stefanova, e cila u përmend edhe në pamjet e çështjes “Reket” të raportuara nga gazeta italiane “La Verita”. Stefanova është thirrur nesër në Prokurori për të dhënë një deklaratë për rastin “Reket”.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close