Nesër pasdite reshje shiu, bubullima dhe erë e fortë

Reshje të rrëmbyeshme të shiut me bubullima dhe erë të fortë prej nesër pasdite, ndërsa ulje të temperaturave për pesë gradë nga e enjtja, paralajmërojnë nga DPHM-ja.

Sipas DPHM-së, nesër pasdite dhe gjatë natës,  fillimisht në pjesët veriore të vendit, në vende  vende do të ketë reshje të rrëmbyeshme të shiut me bubullima, ndërsa lokalisht proceset do të jenë në formë të stuhisë me breshër dhe me erë të fortë prej mbi 70 kilometrash në orë.

Të premten përsëri do të ketë kushte për  jostabilitet lokal me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e përkohshme e përforcuar veriore e cila do të sjellë rënie të temperaturave për pesë deri në tetë gradë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button