Ky është shqiptari që kaloi me not Niagarën që të mos dëbohej

Një i ri shqiptar ka ndërmarrë një veprim shumë të rrezikshëm vetëm që autoritetet kanadeze të mos e dëbonin dhe kthenin në vendin e origjinës, transmeton Koha.net.

Historia e 27-vjeçarit që do të dëbohej nga Kanadaja prej autoriteteve ka bërë jehonë në të gjithë Amerikën.

Shqiptari, identiteti i të cilët është Robert Cutaj, ka notuar përmes rrjedhës së poshtme të lumit të famshëm Niagara, në përpjekje për t’iu shmangur autoriteteve. Por fati nuk ka qenë në kahun e të riut. Me të dalë nga lumi, ai i është afruar një banori të zonës dhe e ka pyetur ku ndodhej rruga për një lokal.

Qytetari ka treguar se ai mbante në shpinë një çantë kundra ujit dhe se më pas i është drejtuar pikërisht restorantit për të cilin kërkoi dhe direksione.

Kur policia ka shkuar në restorant pas njoftimit të banorit të zonës, e ka gjetur shqiptarin të ulur në tavolinë. Ai u tregoi autoriteteve se nuk ishte më i mirëpritur në Kanada dhe se do të dëbohej sërish në vendlindje. Ai u ndalua nga Policia Kufitare, ndërsa pritet të rikthehet drejt Shqipërisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button