Në ditën botërore të rinisë KRNM e promovoi projektin interesant “MLADIHAB”

Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë (KRNM) në ditën botërorë të rinisë ka promovuar projektin e  ri të saj të cilën e kanë quajtur “MLADIHAB – Rini Dixhitale”, njofton Portalb.mk  

 “Ky hab në qendrën e Shkupit, në fillim të muajit Nëntor do të filloj me trajnimet për aftësi digjitale në tre nivele në bashkëpunim me Odën  Ekonomike e Teknologjisë Informative dhe të Komunikimit –MASIT në shkëmbim për punë të dobishme shoqërore. Ky projekt  synon të plotësojë nevojat dhe kërkesat për aftësi digjitale, sektorin publik dhe potencialin e të rinjve si dhe ngritjen e vetëdijes tek të rinjtë për punën e dobishme shoqërore”, thuhet në kumtesën e KRNM-së.

Projekti në fjalë do të jetë në shërbim të të rinjve ku mund të përdoret edhe për organizimin e trajnimeve të ndryshme apo çfarëdo ngjarje tjetër jo formale.

Ky projekt përveç se do ketë trajnime për aftësi dixhitale gjithashtu hapësira do të shërbej edhe për organizimin e trajnimeve të ndryshme, takime apo ngjarje të tjera jo formale të cilat për qëllim kanë shkëmbimin e njohurive, eksperiencave të ndryshme si dhe stimulimin kreativ tek të rinjtë në shoqërinë tonë, shtojnë nga KRMN.

Ndryshe, ky projekt është i financuar nga Ambasada Britaneze në Shkup dhe Fondi i Qeverisjes së mire UKAID, dhe i implementuar nga KRNM dhe MASIT, me mbështetjen e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button