Refugjatët po futen më shpejt në tregun gjerman të punës
Integrimi në tregun e punës i refugjatëve të ardhur në Gjermani në vitet e fundit po arrihet më shpejt se sa ishte menduar, sipas ekspertëve. Por pagat e tyre janë relativisht të ulta, shkruan DW.
Me zanat po pa shkollë profesionale
Brücker tha më tej, se afërsisht 36% e refugjatëve në moshën 15 deri në 64 vjeç janë të punësuar. „Këta janë rreth 380.000-400.000 vetë. „Shumë prej tyre janë të punësuar si punëtorë për një kohë të kufizuar, edhe pse me rroga relativisht të ulta”. Por përveç kësaj, thotë eksperti Herbert Brücker, ka një numër të madh refugjatësh që punojnë në gastronomi, në fushën e „Security”, të pastrimit, në ndërtim dhe në kujdesin shëndetësor ndaj të moshuarve”.
Afër 50% e refugjatëve në Gjermani kanë një punë të kualifikuar. „Kjo është një vlerë e lartë, po të mendosh, se vetëm çdo i pesti refugjat para ardhjes ka pasur një shkollë profesionale apo universitet”, thotë Brücker. Eksperti e shpjegon këtë me atë, që në vendet origjinë ata kanë kryer punë të kualifikuara, edhe pa diplomë profesionale. „Në vende si Siria nuk ka shkollë profesionale për mekanikët si tek ne. Zanati mësohet në punë.” Kurse mjekët apo studiuesit kategorizohen në statistikat e IAB si specialistë. „Në këtë sektor punojnë maksimalisht 6% e refugjatëve.”