Gjermania synon që me ligj të ndalojë përdorimin e qeseve të plastikës

Gjermania po planifikon një ligj për të ndaluar përdorimin e qeseve plastike, pasi marrëveshjet vullnetare me shitësit me pakicë për të zvogëluar përdorimin e tyre nuk kanë dhënë rezultate mjaft të mira, tha sot ministrja e Mjedisit, Svenja Schulze, transmeton Koha.net.

“Ministria ime do të ndalojë përdorimin e qeseve plastike”, tha ajo, pa specifikuar një afat kohor për planin, duke shtuar se qëllimi i saj “është të dalë nga shoqëria që hedh plastike dhe të përdorë më pak”.

Deklaratat e ministres Schulze erdhën pas raportimeve të mëhershme të gazetës gjermane ‘Bild am Sonntag’ mbi planet e saj për të luftuar qeset plastike, transmeton kp.

Bashkimi Evropian do të ndalojë disa produkte plastike të disponueshme si pjata, pirunë dhe thika nga viti 2021, por u ka lejuar të tjerëve një kohë kalimtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button