Kanella apo vaji i saj? Ja kush i sjell më shumë përfitime shëndetit…

Kanella është një bimë shumëvjeçare e cila vjen nga lëvorja e pemës Cinnamomum. Ajo gjendet në Azi, Indi, Sri Lanka, Brazil dhe Madagaskar. Në mesjetë, interesi për kanellën ka qenë i lartë duke u kthyer në produktin bazë të tregtisë midis Lindjes së Mesme dhe Evropës. Kanella ishte më e vlefshme se ari.

Shija e saj ekzotike e ka bërë tërë botën të magjepsur me kalimin e kohës, dhe kjo është kryesisht për shkak të atributeve të shumta shëruese. Kanella ka veti kuruese dhe është përdorur në mjekësi për mijëra vjet, transmeton Gazeta Monitor.

Përveç gjithë këtyre përfitimeve shëndetësore që ka përdorimi i vajit të kanellës, ai vepron edhe si një parandalues shumë i mirë për shfaqjen e puçrrave në fytyrë.

Vajin e kanellës ju mund ta përgatisni fare thjeshtë në kushte shtëpie në vend që ta blini të gatshëm. Mjafton të merrni 5-6 shkopinj dhe t’i vendosni në një kavanoz. Më pas hidhni në kavanoz vaj ulliri deri sa të mbulohen shkopinjtë. Mbylleni kavanozin dhe lëreni ashtu për 3 javë. Kujdesuni që ta tundni kavanozin çdo ditë. Pas 3 javësh largoni shkopinjtë nga kavanozi dhe përdoreni vajin për ushqim ose për përdorim të jashtëm. Këshillohet të pini 1-2 lugë në mëngjes ose mbrëmje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button