Vala e të nxehtit, Greqia dhe Spanja nën ankth nga zjarret

Disa zjarre pyjore shpërthyen gjatë fundjavës në Greqi për shkak të nxehtësisë së vazhdueshme dhe erërave të fortal, si  dhe në ishullin kryesisht malor spanjoll Gran Canaria.

Disa fshatra dhe kampe u evakuuan përkohësisht në Greqi, por nuk u raportuan lëndime. Zjarret u vendosën shpejt nën kontroll dhe u shuan nga helikopterët dhe qindra zjarrfikës. Shkalla më e lartë e gatishmërisë është deklaruar në pjesën më të madhe të Greqisë Jugore, transmeton Te Sheshi.

Shërbimi Meteorologjik Grek po parashikon një valë të nxehtësisë me temperatura deri në 40 gradë Celsius gjatë ditëve në vijim.

Në të njëjtën kohë, erërat nga 50 deri në 75 kilometra në orë po fryjnë në Egje. Që prej zjarreve që goditën Greqinë në korrik të vitit të kaluar dhe që morën më shumë se 100 jetë, Greqia ka lëshuar më shumë njoftime radio se më parë, me forcat e mbrojtjes civile që dërgojnë njoftime për njerëzit në celularët e tyre.

Në Spanjë, një zjarr i madh pyjor po digjet në ishullin turistik Gran Canaria.

Zonat e Tejeda, Artenare dhe Galdar u goditën ku dhjetëra banorë u zhvendosën për siguri, njoftuan shërbimet e urgjencës së Ishujve Kanaria.

Zjarrfikësit vlerësojnë se zona prekur nga zjarret është afro 900 hektarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button