Policia izraelite ndërhyri ndaj palestinezëve në Mesxhid-i Aksa (VIDEO)

Policia izraelite ndërhyri ndaj palestinezëve brenda Harem-i Sherif që përpiqeshin t’i parandalojnë bastisjet e hebrenjëve fanatikë në Mesxhid-i Aksa, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas namazit të Bajramit që u fal një orë me vonesë për shkak që të parandalohen bastisjet e hebrenjëve fanatikë në Mesxhid-i Aksanë, i cili gjendet në zonën e Qytetit të Vjetër brenda Kudsit Lindor të okupuar, qindra palestinezë të mbledhur në portën El Megaribe në perëndim të Harem-i Sherifit, kërkuan nga policia izraelite që mos t’ua hapë derën hebrenjëve fanatikë.

Palestinezët reaguan me tekbire dhe slogane ndaj policisë izraelite, ndërsa qindra fanatikë hebrenjë prisnin nga ana tjetër e portës për të realizuar bastisje.

Zyrtarët e Fondacionit Islam të Kudsit, në deklaratën për AA, treguan se policia izraelite ka intervenuar me gaz lotsjellës, shok bomba dhe plumba plastike ndaj palestinezëve ndërsa disa prej tyre janë plagosur, në mesin e të cilëve edhe Kryetari i Këshillit të Vakëfeve të Larta Islame të Kudsit, Shejh Abdulazim Selheb.

Zyrtarë gjithashtu njoftuan se policia izraelite ka arrestuar shumë palestinezë, është përpiqur që të zbrazë Harem-i Sherifin dhe ka mbyllur dyert e saj.

Ndërkohë, në njoftimin e bërë nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze, thuhet se shumë palestinezë janë plagosur si pasojë e gazit lotsjellës, shok bombës dhe plumbave plastike të policisë izraelite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button