NP “Pastrim dhe Gjelbërimi” – Kumanovë ka caktuar lokacione për hedhjen e mbetjeve të kurbaneve

Në Kumanovë janë caktuar dy lokacione për grumbullimin e mbetjeve nga therja e kurbaneve, shkruan Portalb.mk.

Ndërmarrja Publike “Pastrim dhe Gjelbërimi” – Kumanovë për festën e Kurban Bajramit është mobilizuar për ruajtjen e pastërtisë në qytet, duke përcaktuar dy ambiente ku do të vendosen shporta të veçanta për grumbullimin e mbetjeve nga therja e kurbaneve.

“Lokacionet ku qytetarët do të mund të hedhin mbetjet e kurbanit në shportat e veçanta që do të vendosen në territorin e Komunës së Kumanovës janë: Në afërsi të Ndihmës së shpejtë ose përballë Bingo Bashkimit (lagjja Dardania), dhe lokacioni tjetër në afërsi të urës për në f. Rramanli (lagjja e Trimave)”, thuhet në kumtesën e NP “Pastrim dhe Gjelbërimi” – Kumanovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button