Korea Veriore testoi dy raketa me rreze të shkurtër

Korea Veriore ka testuar dy raketa me rreze të shkurtër të shtunën, deklaruan autoritetet e Koresë Jugore, duke theksuar se ky veprim është “shprehje e forcës” kundër ushtrimeve ushtarake të Koresë Jugore me Shtetet e Bashkuara.

Lansimi i raketave erdhi disa orë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se ka pranuar “një letër shumë të bukur” nga lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un, shkruan REL.

Korea Veriore ka lansuar disa raketa që nga arritja e marrëveshjes mes Kim dhe Trump më 30 qershor për të vazhduar bisedimet rreth denuklearizimit.

Javë më parë, Korea e Veriut ka testuar dy raketa të reja, veprim të cilin e ka quajtur një “paralajmërim solemn” kundër “luftënxitësve në Korenë e Jugut”.

Lideri Kim Jong Un, kishte deklaruar se testimet e armëve janë përgjegjësi e ushtrimeve ushtarake mes SHBA-së dhe Koresë Jugore që po mbahen këtë muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button